Ky adoleshent rus mësoi diçka të re këtë muaj se gjuajtja me kallshnikov është më e vështirë se ajo me pistoletë.
Ai është një nga shumë adoleshentë të tjerë rusë në qytetin jugor të Vladikavkaz që po mësojnë si të përdorin armët me ndihmën e instruktorëve.
Përdorimi i armëve është pjesë e një lënde të rikthyer në shkolla të ciklit parauniversitar në Rusi, ku merren njohuritë bazë mbi stërvitjet ushtarake.
Kjo lëndë u rikthye në shkolla në fund të vitit 2022, pak muaj pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, por kohët e fundit po i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje.
Nevoja në rritje për ushtarë për shkak të luftës në Ukrainë apo nga rreziku i përfshirjes në një konflikt me NATO-n ka detyruar autoritetet ruse të adaptojnë sërish taktika të vjetra të Bashkimit Sovjetik.
Klan News