Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Gjermani pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale në Shqipëri. 

Sipas asaj që bëhet e ditur në njoftimin e policisë janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 44-vjeçari Brian.S, dhe 20-vjeçari Klevis.Gj.

“Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec. Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë lidhur me akuzat ndaj dy të arrestuarve.

Ndërkohë vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

“Finalizohet në bashkëpunim me partnerët gjermanë, operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Arrestohet në Gjermani, një shtetas që akuzohet se në vitin 2022, ka shitur Kokainë në mënyrë të përsëritur në  lokalin e tij, në Pogradec. Gjatë operacionit u kap dhe një shtetas tjetër, i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.

Si rezultat i sigurimit të  informacioneve dhe shkëmbimit të tyre, nëpërmjet Interpol Tiranës, me Interpol Ëiesbaden, u finalizua operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Në kuadër të operacionit, Policia gjermane lokalizoi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit B. S., 44 vjeç dhe K. Gj., 20 vjeç.

•Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

•Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri”, njofton policia./tvklan.al