Gara për titullin kampion në Serinë A është bërë edhe më e bukur pas javës së 27-të. Barazimi në Napoli-Inter dhe fitorja e Juventusit ndaj Hellas Verona, ka bërë që për trofeun të jenë në garë 5 ekipe.

Vendi i parë nga ai i pestë, ndahet nga vetëm 8 pikë. Interi kryeson me 58 pikë, Napoli me 57, Atalanta me 55, Juventus me 52 dhe Lazio me 50 pikë.

Me 11 ndeshje të mbetura deri në fund dhe 33 pikë në lojë gjithçka mund të ndodhë. Në Serinë A, nuk kishte ndodhur kurrë që nga futja e 3 pikëve për fitore, që pas 27 javëve, pesë ekipet të kishin këtë diferencë.

I vetmi sezon i ngjashëm ka qenë ai i 1986-1987, por atëherë fitorja vlerësohej me 2 pikë.

Në epokën e tre pikëve (d.m.th. që nga sezoni 1994-1995), pas 27 javësh, nuk kishte pasur kurrë një situatë të ngjashme në krye

Java e ardhshme mund të japë një verdikt me të qartë, pasi Juventusi përballet me Atalantën, Napoli pret Fiorentinën, ndërsa Interi sfidon Monzën. /tvklan.al