Dy të vdekur dhe 25 të plagosur është bilanci i asaj që duket një akt terrorist, që ndodhi rreth orës 13:15 të kësaj të hëne në Manhajm të Gjermanisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet hyri me shpejtësi në një zonë këmbësorësh në qendër të qytetit jugperëndimor të Gjermanisë, duke goditur turmat e kalimtarëve që frekuentojnë zonën kryesisht për të vizituar disa qendra tregtare që ndodhen atje.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se policia arrestoi drejtuesin e automjetit, ndërsa nëpër qytet është duke u zhvilluar një operacion i gjerë antiterror. Qytetarëve u janë dërguar mesazhe që të shmangin përkohësisht frekuentimin e zonës së qendrës. 

15 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ndodh pak javë pas aktit terrorist të 13 Shkurtit në Mynih, ku një afgan plagosi po me automjet 36 persona në një zonë këmbësorësh.

Tv Klan