Kryeministri Rama do të jetë ketë të dielë në mesditë në takim me shqiptarët e Londrës.
Ky takim u shty në kohë për shkak të zgjedhjeve të përkohshme që u mbajtën në Britaninë e Madhe.
Takimi është në vijim të turit me diasporën ku Kryeministri kërkon votat për një mandat të katërt për socialistët në zgjedhjen parlamentare të Pranverës që vjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton se takimi do të zhvillohet në orën 12:00, me atë lokale.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”.
Ky takim Edi Ramës në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 Nëntor dhe turit me shqiptarët e Nju Jorkut në fund të muajit Tetor.
Pas dakordësisë të arritur mes palëve politike, për herë të parë shqiptarët e diasporës pritet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në të gjitha takimet e zhvilluara me shqiptarët e Greqisë, Italisë e Nju Jorkut, Kryeministri ka deklaruar se Partia Socialiste, nuk është e vetmja forcë politike në Shqipëri që do e bëjë vendin anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.
Klan News