Nesër dy komisione hetimore në Kuvend, “Koncesionet e Shëndetësisë” dhe “TIMS-i”
Kjo seancë plenare, e zhvilluar në 7 mars, me një axhendë të votuar nga 68 deputetë do të ripërsëritet.
Të gjitha ligjet e kaluara me votat e socialistëve, përfshirë dhe zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike do të hidhen për rivotim në seancën e ardhshme. Vendimi pritet të merret të martën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Por përveç seancës së 7 marsit, një vendimarrje pritet të ketë edhe për Amnistinë Penale, e zvarritur prej muajsh në Kuvend. Socialistët të tërhequr nga disa amendime, pritet ta kalojnë për votim në seancën e 4 prillit.
E marta do të jetë e ngarkuar në Kuvendin e Shqipërisë edhe për zhvillimin e dy komisioneve hetimore,
Komisioni për “Koncesionet në Shëndetësi”, pas miratimit të listës së dëshmitarëve pritet të konkretizojë institucionet nga të cilat do të kërkojë informacion në funksion të hetimit.
Komisioni ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish-ministrat e Shëndetësisë Beqja e Manastirliu.
Ndërsa Komisioni Hetimor për sistemin TIMS do të zhvillojë mbledhjen e parë konstituive, drejtuar nga Ervin Salianji, dhe nënkryetari i socialistëve Toni Gogu.
Klan News