Pa hezitim mund të thuhet se 2024-ta ka qenë viti i dashurisë, ku në mesin e ngjarjeve të shumta ka triumfuar. Edhe pse nuk kane munguar as ndarjet. Po në këtë vit pati romanca të reja, ndarje, martesa, por mbi të gjitha edhe skandale që iu bashkuan shoubizit në tërësi. Kur flasim per lidhjet e ndarjet, disa prej tyre bënë bujë të madhe dhe po ashtu u komentuan jashtëzakonisht në rrjete sociale.

Kur djali i personit më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani u martua në Mumbai në Korrik, ishte një ngjarje katër-ditore ku morën pjesë një sërë personazhesh nga ish-kryeministrat britanikë deri te Kim Kardashian. Dasma e djalit më të vogël të miliarderit, Anant Ambani, 29 vjeç, dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Radhika Merchant, 29 vjeç, ishte kulmi i festës. Ceremonia përrallore u ndoq me mjaft interes nga mediat e huaja, të cilat zbuluan edhe disa detaje interesante.

Të ftuar ishin personazhe të njohur si Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Nick Jonas, Priyanka Chopra and John Cena të cilët mësohen se nuk u larguan duarbosh nga kjo dasmë. Disa nga të ftuarit e famshëm që morën pjesë në dasmën luksoze në Mumbai u larguan me mbi 3 milionë Dollarë dhurata, zbuloi në atë kohë media rozë “Page Six”.

Pati të ftuar që ju siguruan udhëtime për në Indi me avionë privatë, iu dhuruan bizhuteri dhe shuma parash të majme. Dasma u kthye në një koncert të vërtetë çdo ditë pasi emra të mëdhenj të muzikës si Luis Fonsi dhe Rema,  Rihanna, Justin Bieber, Andrea Bocelli, Backstreet Boys, David Guetta, Katy Perry dhe Pitbull realizuan performancat e tyre për të pranishmit.

Përpara ditës së tyre të madhe, Mukesh Ambani, njeriu më i pasur në Azi u dhuroi të porsamartuarve një vilë me 10 dhoma gjumi prej 80 milionë Dollarësh me një plazh privat në Dubai. Kjo nuk ishte dasma e vetme që bëri bujë. Megjithatë, duhet theksuar se kjo ceremoni u preferua të mbahej private dhe larg syrit kureshtar të publikut.

Ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Broën u martua me të fejuarin Jake Bongiovi, djalin e rockerit Jon Bon Jovi, në një ceremoni private në Maj. Bon Jovi konfirmoi dasmën ​​gjatë një paraqitje televizive. Brown, 20 vjeç dhe Bongiovi, 22 vjeç, kishin bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë në një postim në “Instagram” të vitit 2021.

Pasi u martuan fshehurazi në Maj, çifti postoi foto në rrjetet sociale shumë muaj më vonë saktësisht më 2 Tetor, nga festa e tyre në një vilë në Itali së bashku me familjen dhe miqtë. Si aktorja, ashtu edhe bashkëshorti i saj ndanë fotot në llogaritë e tyre në Instagram, me mbishkrime të njëjta teksa Millie shkroi: “Përgjithmonë dhe gjithmonë, gruaja jote”, ndërsa Jake shkroi: “Përgjithmonë dhe gjithmonë, burri yt”.

Por mbase detaji më i veçantë i këtij rasti ishin fustanet e shumta të Millie-t teksa ajo ndërroi të paktën tre fustane të ndryshme. Një martesë tjetër surprizë ishte ajo e këngëtarit Usher që solli një shfaqje të vërtetë me hitet e tij në Super Bowl me ndihmën e artistëve si Will.i.am, Alicia Keys, Ludacris dhe një palë patina.

Një njoftim i shfaqur përpara performancës paralajmëroi shikuesit se mund të shkaktonte “këndim, kërcim, djersitje, lëvizje të shpejta dhe probleme të mundshme dashurie” dhe duket se ia arriti qëllimit. Por surpriza e vërtetë erdhi pas përfundimit të shfaqjes kur në mediat sociale ai njoftoi se ishte martuar me partneren e tij Jennifer Goicoechea. Ai postoi disa foto dasme nga kjo ceremoni e cila ishte tejet private.

Të njëjtën mënyrë zgjodhi edhe aktorja, Rebel Wilson e cila gjithashtu përdori rrjetet sociale për të njoftuar martesën e saj në shtator me stilisten Ramona Agruma.  Aktorja, e cila mirëpriti një vajzë në vitin 2022, u martua në ishullin italian të Sardenjës.

Tashmë në listën e të martuarve të rinj është edhe manjati i medias, Rupert Murdoch i cili u martua me biologen në pension Elena Zhukova në Kaliforni në qershor, martesa e pestë për manjatin mediatik 93-vjeçar.

Ajo që ishte interesante në këtë martesë është se ajo që e prezantoi manjatin e medias me dashurinë e tij të re ishte ish bashkëshortja e tij Bashkëpunëtori Wendi Deng. Sipas mediave rozë, kjo lidhje e re dashurisë së tyre nisi në vitin 2023.

The Sun, e cila është në pronësi të Murdoch, publikoi foto të miliarderit 93-vjeçar australian së bashku me gruan e tij 67-vjeçare në vreshtat e tij në Bel-Air, Kaliforni, ku u zhvillua edhe ceremonia. Edhe këtë vit pati konfirmime romanach që dikur ishin thashetheme, përfshirë atë të yllit të muzikës, Lady Gaga me biznesmenin Michael Polansky.

Këngëtarja e “Born This Way” kaloi periudhën e karantinës së bashku me biznesmen në shtëpinë e saj në Malibu gjatë pandemisë Covid-19. Pas lidhjes së çiftit, sipërmarrësi i teknologjisë, investitori dhe filantropi u bënë shpejt një pjesë kryesore e jetës së Gaga-s. Këngëtarja ndezi thashethemet e fejesës në Prill të vitit 2024, kur ajo u pa me nje një unazë të madhe diamanti.

Ajo më vonë konfirmoi se thashethemet ishin të vërteta kur e quajti Polansky “të fejuarin” e saj në Lojërat Olimpike të Parisit. Ndërsa në Festivalin e Filmit në Venecia, ajo dhe Polansky bënë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq si të fejuar për premierën e filmit të saj Joker: Folie à Deux. Çiftit iu bashkuan regjisori Todd Phillips dhe aktori i Gaga-s, Joaquin Phoenix në eventin e Shtatorit 2024.

Një tjetër emër në fushën e muzikës që konfirmoi romancën e saj, ishte artistja e njohur Halsey. Ajo pranoi fejesën e saj me aktorin dhe muzikantin, Avan Jogia në një postim në rrjetet sociale në Shtator. Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në Shtator 2023, kur u fotografuan gjatë një nate në Los Angeles, sipas fotove të siguruara nga “Page Six” në atë kohë. Në të njëjtin muaj, media “Us Weekly” konfirmoi se gjërat mes Halsey dhe Jogia po “bëheshin më serioze” ndërsa vazhdonin të shoqëroheshin.

Aktorja Emma Roberts dhe Cody John njoftuan fejesën e tyre në Korrik. Aktorja e “Space Cadet” ndau një selfie të saj duke mbajtur një unazë fejese së bashku me John. Dyshja e bënë për herë të parë publike lidhjen e tyre në Gusht 2022 dhe që atëherë e kanë shijuar romancën privatisht.

Një tjetër ngjarje që bëri bujë ishte ajo e këngëtarit Chris Martin dhe Dakota Johnson. Në Mars, revista “People” duke cituar një burim, shkruan se këngëtari Chris Martin dhe aktorja Dakota Johnson ishin fejuar vite më parë, por nuk po nxitonin të martoheshin. Aktorja ndau detaje rreth marrëdhënies së tyre në një intervistë të publikuar në Mars, duke thënë se asaj i pëlqente të shikonte këngëtarin e Coldplay duke performuar.   

Cifti i cili ka shumë vite së bashku janë bërë shpesh kryefjala e mediave rozë dhe madje gjatë muajit gusht të këtij viti u përfolën se ishin ndarë por përfaqësuesit e tyre mohuan këto thashetheme. Një tjetër marrëdhënie që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ajo e këngëtares Lana Del Rey që u martua me Jeremy Dufrene. Ata u kurorëzuan në vendin ku u takuan në një moçal ku Dufrene drejtonte turne me varkë, sipas revistës People.

Në fotot dhe videot e reja të siguruara ekskluzivisht nga DailyMail, krijuesja e hitit Born To Die, 39 vjeç, shihet duke ecur e shoqeruar nga babai i saj Robert Grant me një buqetë me lule në dorë. Një tjetër lidhje e shumëpërfolur ishte ajo e aktorit Brad Pitt me të dashurën Ines de Ramon. Dyshja dolën për herë të parë publikisht në premierën e filmit të tij dhe të George Clooney “Wolfs” në Festivalin e Filmit në Venecia.

60-vjeçari dhe 31-vjeçarja Ramon, e cila  punon në industrinë e bizhuterive, u lidhën për herë të parë së bashku në fund të vitit 2022. Romanca e fundit e këtij viti është ajo mes aktorit të “Gladiator 2” Joseph Quinn dhe reperit Doja Cat pasi fotot e tyre të dy së ​​bashku qarkulluan në internet gjatë verës. Megjithatë asnjëri nuk zgjodhi të komentonte publikisht për këtë romancë.

Ndërkohë, viti 2014 shumë personazhe i gjeti me një status të ri, atë të prindit. Këngëtari Justin Bieber dhe gruaja e tij modele, Hailey njoftuan se do të bëheshin prindër në Maj. Djali i tyre Jack lindi në Gusht. Me djalë u bënë po ashtu edhe Ylli i “Barbie” Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj producent Tom Ackerley. Ata ende nuk e kanë bërë publike emrin e djalit apo datën e lindjes së tij.

Reperët Cardi B dhe Offset mirëpritën fëmijën e tyre të tretë së bashku, një vajzë në Shtator. Lindja e vajzës erdhi vetëm pak muaj pasi artistja e shumë hiteve kishte paraqitur kërkesën për divorc nga Offset. Nga ana tjetër, edhe aktori i “The Batman” Robert Pattinson dhe partnerja e tij Suki Waterhouse mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë në muajin Mars. Çifti u munduan ta mbanin këtë moment sa më privat.

Në Korrik, ylli i “High School Musical” Vanessa Hudgens njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, lojtari i bejsbollit Cole Tucker, u bënë me fëmijë pa zbuluar gjininë. Fituesja e çmimit “Oscar”, Jennifer Laërence zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj, drejtorin e galerisë së artit, Cooke Maroney, kur ajo doli me barkun e rrumbullakosur gjatë muajit Tetor.

Në Nëntor, aktorja Megan Fox ndau një foto të një testi pozitiv të shtatzënisë për të njoftuar se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin Machine Gun Kelly. Disa javë më vonë, disa media raportuan se dyshja ishin ndarë për shkak të tradhtive të shumta të këngëtarit.

Edhe këtë vit në botën e shoubizit nuk munguan ndarjet ku më e përfolura ishte ajo e Jennifer Lopez dhe aktorit Ben Affleck.

Lidhja e parë e Affleck dhe Lopez zgjati nga viti 2002 deri në 2004-ën. Të dy mjaft simpatikë dhe me një karrierë të suksesshme, fituan vëmendje tejet të madhe.

Edhe dasma e tyre në vitin 2003 u anulua prej vëmendjes së tepërt mediatike. Por ky rezultoi një pretekst! Ata u ndanë vetëm pak muaj më vonë. Kur e rigjetën njëri-tjetrin në vitin 2021, njerëzit krijuan më shumë besim te raporti i tyre. Kjo pasi ata ishin më të pjekur dhe kishin zgjedhur t’i jepnin dashurisë së tyre një shans të dytë.

Ndryshe nga JLo, Affleck kapej shpesh nga kamerat i mërzitur e madje i dëshpëruar. Në media qarkullonin thashethemet se ai nuk e kishte harruar ish-gruan e tij Jennifer Garner, martesa me të cilën zgjati plot 10 vite. Asaj i kishte dedikuar edhe një tatuazh. Pak më vonë, dolën lajmet se ata po shisnin shtëpinë e tyre dhe se prej kohësh jetonin të ndarë.

Në dokumente, 26 Prilli 2024 rezulton si data përfundimtare e ndarjes së tyre. Megjithatë, këngëtarja zgjodhi ta ndajë me publikun këtë lajm, në ditën që do të shënonte përvjetorin e dytë të martesës së tyre. Ylli dhe aktori i popit, Ariana Grande dhe ish-partneri i saj Dalton Gomez finalizuan divorcin e tyre në Mars. Grande, 31 vjeçe dhe agjenti i pasurive të paluajtshme Gomez, 29 vjeç, dolën publikisht me lidhjen e tyre në Maj 2020 dhe njoftuan fejesën në Dhjetor të të njëjtit vit. Ata u martuan në një ceremoni private në Maj 2021 dhe thuhet se u ndanë në vitin 2023.

Sipas Grande, arsyeja e divorcit ishte “mospërputhje karakteri”. Ariana do t’i paguajë 1.25 milionë Dollarë 28-vjeçarit dhe gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxheles. Veç kësaj, ajo do të paguajë 25.000 Dollarë për shpenzimet e tij ligjore.

Më pas, Ariana nisi një lidhje me aktorin Ethan Slater në Korrik 2023 që duket se vazhdon ende.  Edhe Dalton ka shijon jetën e tij. Gjithsesi duket se në albumin e saj të fundit, “Eternal Sunshine” të publikuar më 8 Mars, ajo flet për detaje rreth ndarjes ku duket se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar rregullisht.

Klan News