Real Madridi e ka kthyer tashmë “Bernabeun” e ri në një qendër përtej sportit, e aftë për të gjeneruar deri në 307 milionë Euro të ardhura më vete vetëm në sezonin 2023-2024 duke përfshirë ndeshjet, ngjarjet e tjera që zhvillohen në këtë impiant.
Gjigandët e tjerë europianë kanë nisur projektet dhe punën për rindërtimin e stadiumeve të tyre. Më shumë se 300 stadiume sportive në mbarë botën pritet të fillojnë rinovimet ose ndërtimet e reja këtë vit, gjysma në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
Këtë vit është hera e parë që “Bernabeu” i ri po shfrytëzon thuajse gjithë mundësitë për të prodhuar para. Të ardhurat e parashikuara për këtë vit shkojnë në 354 milionë Euro. Do të ishte më shumë, por ka patur disa evente që janë anuluar.
Një pjesë e mirë e të ardhurave vjen nga 200 vende ekskluzive, 50 mijë Euro për një abonim gjatë gjithë vitit. 10 milionë të tjera më shumë që Madridi pritet ti arkëtojë.
Rritja e çmimit të biletave veçanërisht për kategorinë VIP, bëjnë që Real të ketë të garantuara 83 milionë Euro. Bëhet fjalë për bileta që variojnë deri në 400 Euro në ndeshjet e kampionatit, deri në 2000 në Champions në varësi të skuadrës kundërshtare. Vitin e ardhshëm të trajtohesh si VIP në “Bernabeu” do të kushtojë deri në 3000 Euro.
Tv Klan