Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin, një ndër 5 satelitët e tij natyrale. Deri më sot, nisur dhe përmasat e tyre, ishte hipotezuar se ka patur një përplasje të fortë dhe mes tyre.

Shkencëtarët kanë realizuar një model me ndihmën e teknlogjisë, ku ky mister astronomik duket se ka një përgjigje.

Sipas simulimeve, rezulton se ka patur një impakt delikat mes planetit Pluton dhe Carontit, hënës së tij, përplasje e cila i ka bashkuar për pak kohë pa u shkrirë me njërit tjetrin në mënyrë përfundimtare, si pasojë e forcave të rotacionit.

Kjo dinamikë ka bërë që dy trupat qiellorë të mbeten pothuajse të padeformuar, dhe ka sjellë edhe qëndrimin e Carontit në orbitën e planetit të vogël, që emrin si shumë prej objekteve të hapësirës e ka nga mitologjia e lashtë greke.

Klan News