Këtë të enjte, “Doktor Plastik” në Tv Klan do të rikthehet operacioni më i kërkuar nga meshkujt, mbjellja e flokëve.
Rënia e flokëve për 31-vjeçarin Alban Rista duket se është kthyer në problem, pasi siç tregon vetë ai të gjithë i thonë se duket më i madh në moshë për shkak të flokëve të rëna.
“Jam Alban Rista nga Tirana, 31 vjeç. Kam ardhur në “Doktor Plastik” që të kryej një ndërhyrje në klinikën Da Vinci. Dua të bëj mbjellje flokësh me metodën FUE. Flokët më tregojnë më të madh, por këtë e kam kaluar me sportivitet, por edhe ky sportivitet nuk mund të zgjaste përgjithmonë. Të gjithë më thonë që dukem shumë më i madh krahasuar me moshën”, tha Rista.
3500 folikula për ti rikthyer flokët dhe moshën reale, por për të parë rezultatin real ndiqni “Doktor Plastik” në Tv Klan në orën 23:30./tvklan.al