Pas inaugurimit të Donald Trump si Presidenti i SHBA-ve, Melania Trump bëhet Zonja e Parë. Sot në ceremoninë e bashkëshortit të saj veshja e saj klasike dhe mjaft moderne u bë kryefjalë e mediave të huaja.
Ish-modelja kishte veshur një pallto të gjatë poshtë gjurit në ngjyrë të zezë, e kombinuar me një kapelë klasike dhe këpucë elegante me takë të hollë. Veshjes së saj i jepnin më shumë hijeshi dorezat e zeza në lëkurë. Krah bashkëshorti të saj ajo qëndronte elegante dhe mjaft potente.


Duket se stili i Melania Trump do të jetë gjithmonë tek klasikja dhe elegantja. Në inaugurimin e Donald Trump në vitin 2017 ajo zgjodhi të vishte një fustan në ngjyrë bojëqielli të hapur. Dorezat do të jenë aksesori i saj i pandashëm pasi dhe në atë kohë ajo zgjodhi doreza lëkure në ngjyrë bojëqielli për të kompletuar veshjen e saj.


Modeli i flokëve vazhdon të qëndrojë i njëjtë, i kapur pas, vetëm se kësaj here Melania Trump zgjodhi që pamjes së saj t’i shtonte dhe një kapele./tvklan.al