4 vende të botës kanë lejuar përdorimin urgjent të kësaj vaksine
Punonjësit e fabrikës së prodhimit të ilaçeve në pronësi të firmës Pfizer në Michigan po ngarkojnë vaksinat e para të destinuara për shpërndarje në pikat e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara. Të Hënën në gjithë vendin nis vaksinimi me kategoritë më të rrezikuara si të moshuarit dhe punonjësit e sistemit të shëndetësisë.
Transporti bëhet në frigoriferë që ruajnë temperatura minus 70 gradë, sa çfarë është e nevojshme për të ruajtur këtë lloj vaksine. Për krijimin e imunitetit nga COVID-19, çdo person i injektohen dy doza me distancë kohore 21 ditë nga njëra-tjetra.
Kjo vaksinë përdor metodën inovative të injektimit të një segmenti shumë të vogël të ARN-së së COVID-19ës për ta mbajtur në alarm sistemin imunitar të njeriut, nga rreziku i infekimit nga ky virus.
Autoritetet kanë porositur 100 milionë doza deri në muajin mars nga Pfizer BioNTech dhe 200 milionë të tjera nga Moderna që përdor të njëjtën metodë vaksine.
Administrata e Barnave FDA i dha të Premten, Pfizer të parën leje urgjente vaksinimi kundër COVID-19ës, ndërsa Moderna është në pritje. Vetëm Britania e Madhe e ka nisur deri tani vaksinimin anti-COVID, teksa lejen për Pfizer e kanë dhënë edhe Bahreini e Kanadaja.
Tv Klan