Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 73 persona në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës, sipas Hamasit.
Ndërkohë, raportohet se dhjetra të tjerë janë plagosur dhe shumë të tjerë mbeten në bllokuar nën rrënoja pas sulmeve të mbrëmjes të së shtunës.
Nga ana tjetër, Izraeli akuzoi autoritetet e Hamasit për ndarjen e informacionit “të ekzagjeruar” që nuk përputhej me informacionin që ka ushtria e tij.
Luftimet po vazhdojnë edhe në Liban. Izraeli filloi një raund tjetër sulmesh ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, me banorët në dy lagje të urdhëruara për evakuim.
Izraeli thotë se forcat e tij ajrore kanë sulmuar “rreth 175 objektiva terroristë” në Gaza dhe Liban gjatë së shtunës./tvklan.al