Të shtëna me armë janë qëlluar të mërkurën në Fierzë të Tropojës. Të shtënat kanë qenë drejt një pike karburanti dhe ambienti të ndihmës. Fatmirësisht nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale.
Karburanti në fjalë është në pronësi të një 43-vjeçari banues aty. Ndërkohë policia thotë se po vijon kontrollet për kapjen e autorit/ëve.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje. Policia po vijon hetimet për zbulimin e rrethanave të plota./tvklan.al