2 të rinj janë kallëzuar në Polici nga një 35-vjeçar se i kishin marrë me dhunë 1 mijë Euro në Zall Mner.
Për rastin, është vënë në pranga 22-vjeçari me iniciale D.S. dhe po punohet për kapjen e 23-vjeçarit me iniciale M.J.
Ashtu siç shihet nga pamjet në afërsi të një karburanti, të rinjtë janë larguar me një makinë tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al