Rreth orës 19:00 në sallën operative pranë Policisë së Lezhës është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt shtetasit me iniciale A.H.

Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.

Për ktë ngjarje policia ka shoqëruar A.H në polici ku po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me këtë ngjarje, dhe nëse ka mundur të identifikojë kush ka qëlluar drejt tij.

/tvklan.al