Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi tornadot e shumta goditën Teksasin dhe Misisipin.
Moti i keq shkaktoi dëme të mëdha materiale. Si pasojë e tornadove, shumë shtëpi u dëmtuan ndërsa u ndërpre energjia elektrike për më shumë se 45,000 familje në Teksas dhe 21,000 në Luiziana.
Banorëve u është kërkuar të kenë kujdes dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve.

Moti i keq vjen në një prej fundjavave më të ngarkuara të të vitit sa i përket udhëtimit. Autoritetet kanë anuluar mijëra fluturime nëpër aeroportet kryesore të Teksasit.
Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një sërë paralajmërimesh për tornado të shtunën në Luiziana, Mississippi dhe Teksas.
Klan News