Këngëtarja me famë botërore Beyonce u ngjit në podium për të mbështetur si rrallëherë një kandidate për Presidente në SHBA. Me një veshje elegante dhe një fjalim me mesazhe të fuqishme, ajo nuk e kurseu “simpatinë” e saj për Kamala Harris, në fushatën e kësaj të fundit në Teksas.


“Unë nuk jam këtu si një personazh i famshëm. Unë nuk jam këtu si një politikane. Unë jam këtu si nënë,” ishin fjalët me të cilat këngëtarja iu drejtua mbi 30 mijë të pranishmëve dhe miliona të tjerëve që e ndoqën përmes ekranit.

 “Një nënë që kujdeset shumë për botën e fëmijëve të saj”, shtoi ajo.

E veshur me një xhaketë të kombinuar me fund në ngjyrë të zezë dhe plot vetëbesim… E gjithë pamja e fitueses së “Grammy-t” u përshtat më së miri me fjalimin e “fuqishëm”. Vlen të përmendet se drejt podiumit e shoqëroi Kelly Rowland, ish-anëtarja e grupit “Destiny’s Child”.

Sipas saj gratë e meritojnë të jenë në zyrat më të larta të Shteteve të Bashkuara.

 “Për të gjithë burrat dhe gratë që po na shohin anembanë vendit, kemi nevojë për ju”, tha ajo para se salla të shpërthente në ovacione. “Liria juaj është e drejtë që ua ka dhënë Zoti, është e drejta juaj njerëzore.”

Sigurisht, Harris dukej shumë e lumtur me këtë përkrahje nga një prej emrave më të njohur të globit. Në kamera u kap dhe përqafimi i tyre që në rrjetet sociale është përshkruar si tejet i sinqertë.

Në mbyllje, Beyonce tha se ka ardhur momenti për “një këngë të re“.

/tvklan.al