Elon Musk ka deklaruar se nuk po ndërton një kompleks sekret miliona dollarësh në Teksas për 11 fëmijët e tij dhe nënat e tyre.
Megjithatë, ka disa ide.
“Nuk kam dhe as po ndërtoj një rezidencë në Austin”, tha ai për Page Six. “Nuk është ndërtuar kompleks/shtëpi dhe as pritet të ndërtohet”. Themeluesi i Tesla shtoi: “Kam një ide për një projekt të madh artistik dhe futurist në Austin që do të jetë i hapur për publikun, por kam pasur shumë punë që të merrem me të”.
New York Times raportoi se burime të afërta me Musk kishin konfirmuar blerjen prej tij të një vile gjigante prej 1400 metrash katrorë që duket si rezidencat luksoze në Toskana të Italisë.
“Nuk jam i anëtarësuar në NYT dhe s’e kam lexuar artikullin”, tha Musk.
Në artikull thuhej se në rezidencën 35 milionë dollarëshe ndërtesat do të ishin përbri dhe në secilën prej tyre do të jetonin ish-partneret e tij me fëmijët. Sipas artikullit, punonjësja e Neuralink, Shivon Zilis me të cilën ka tre fëmijë është zhvendosur aty.
“Shivon ka shtëpinë e saj dhe e ka blerë shumë më lirë se aq”, sqaron Musk. Ai foli edhe pë betejën ligjore me Grimes mbi kujdestarinë. “Claire jeton në shtëpinë e saj në Los Anxheles. Fëmijët tanë jetojnë mes Teksasit dhe Kalifornisë”. Sa për gruan e parë, Musk tha se ajo jeton në shtëpinë e saj në Los Anxheles dhe s’ka ndërmend të shpërngulet në Austin.
Ai gjithashtu mohoi një deklaratë në Times ku pretendohej se ishte ofruar t’u dhuronte spermën e tij miqve dhe të njohurve. Musk ka ngritur zërin për rënien e numrit të lindjeve, por mohoi të ketë bërë një ofertë të tillë./tvklan.al