Sezoni i ri televiziv në Tv Klan nis në datën 6 Shtator dhe vjen me një surprizë për të gjithë adhuruesit e telenovelave.

Bëhet fjalë për një produksion meksikan “Pasion dhe Pushtet” do t’ju shoqëroj çdo ditë nga e hëna në të shtunë në 12:30 duke filluar nga 6 Shtatori.

Një rivalitet i fortë pa kufij. Një fiksim dashurie që ndryshon jetën e të gjithëve. Martesa të palumtura dhe drama e dy familjeve më të fuqishme. Një rivalitet që do të pasojë edhe tek fëmijët e tyre.

Kur pasioni dhe pushteti mbizotërojnë, konflikti shndërrohet në luftë. A mund të urresh deri në vdekje dhe të duash me të njëjtën forcë?!

Telenovela më e mirë e vitit në Meksikë, me një kast aktorësh shumë të famshëm vjen premierë ekskluzive në ekranin e Tv Klan.

Qëkur ishin fëmijë Eladio Gomez Luna dhe Arturo Montenegro ishin kundërshtarë. Ata gjithmonë kanë “luftuar” njëri-tjerin në biznes, por veçanërisht për dashurinë e njëjtë ndaj Julias.

Julia dhe Arturo ishin gati për t’u martuar, por Arturo e tradhëton atë duke lënë shtatzënë një grua tjetër dhe kështu Julia martohet me Eladion, edhe pse nuk është e dashuruar me të.

Eladio nga ana tjetër ka pranë vetes gruan e ëndrrave të tij, por sidomos një “armë” të fortë për “armikun” e tij në biznes.

Julia mendonte që një ditë ajo do të mund të dashurojë bashkëshortin e saj, por Eladio nuk arriti kurrë ta bëjë atë për vete.

Qe natën e parë të martesës ai abuzon seksualisht me të dhe nga ajo natë lind David, djali i tyre i vetëm. Eladio beson që fëmija nuk është i tiji dhe përpiqet ta largojë atë nga jeta e tij.

Ne anën tjetër Arturo pasi mbetet i ve dhe mëson për shtatzëninë e Julias, vendos të martohet me Ninën, një grua shumë e bukur, por e dhënë pas luksit, parasë dhe me ambicie, me të cilën ai ka tre fëmijë; Erik, Daniela dhe Regina.

Sërish fati përball Eladion dhe Arturon në rivalitetin e tyre për zemrën e Julias. Eladio e di që Julia është ende e dashuruar me Arturon dhe ajo mund të bëjë gjithçka për t’u rikthyer me të.

Nina nga ana tjetër nuk mund të humbas jetën luksoze me bashkëshortin e saj, prandaj bëhet aleate me Eladion për të ndarë bashkëshortët përkatës, por në fund ata përfundojnë bashkë si të dashur…

Julia dhe Arturo do të rifillojnë një luftë të re për të mundur intrigat dhe për të mbrojtur dashurinë e fëmijëve të tyre mes Rexhinës dhe David, në mënyrë që ata të mos përjetojnë të njëjtin fat të keq, por ta shijojnë dashurinë e tyre deri në maksimum.

Secili nga ata do të vendosë për të luftuar atë që kontrollon jetën e tyre… Pasionin dhe pushtetin…

Mos e humbisni nga 6 Shtatori nga e hëna në të shtunë ora 12:30 premierë në Tv Klan. /tvklan.al