Teleskopi hapësinor James Webb zbulon 5 grupe yjore shumë antike. Ndodhen në një galaktikë të vogël më pak se 500 mln vite nga shpërthimi i madh apo Big Bang.
Galaktika të tilla të universit të lashtë janë një minierë informacionesh pasi kanë kaluar faza intensive të fomimit yjor, ku janë gjeneruar sasi të mëdha radiacionesh jonizuese që e bënë më pas kozmosin më transparent.
Shkencëtarët shpjegojnë se galaktika të tilla kaq të largëta janë shumë të vështira për t’u vrojtuar, pothuajse e pamundur, por vetë universi ofron lentet gravitacionale, fenomene fizike falë të cilave u zbuluan Cosmic Gems Acr. Asnjëherë më parë njerëzimi nuk kishte arritur të vrojtonte kaq imtësisht në brendësi të një galaktike kaq të largët. Dhe ky zbulim do të shëbejë për të kuptuar më shumë rreth krijimit të universit të hershëm, si morën formë yjet e galaktikat.
Puna është frut i një grupi eskpertësh ndërkombëtarë dhe është publikuar në revistën “Nature”.
Klan News