Mijëra manifestues të ardhur nga krahina të ndryshme kaluan natën para Bashkisë së Beogadit. Thirrja e oratoëve ishte të mos largoheshin nga sheshi pasi kjo do t’i jepte mundësii Millosheviç të fuste tanket në shesh. Koalicioni i opozitës serbe deklaroi se ka ndër mend formimin e një komiteti krize që do të sigurojë ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit në vend. Sipas një burimi, autoritetet malazese janë ende duke e shqyrtuar këtë ide.

Opozita ka biseduar në telefon me presidentin e Serbisë Milutinoviç i cili ka bërë të ditur se ai priste udhëzime nga Millosheviç. Komiteti do të qeverisë me dekret derisa të formohet qeveria e re. Në Beograd sot mbërriti për një vizitë disa orëshe dhe ministri i Jashtëm rus Ivanov. Kjo vizitë u bë me kërkesë të posaçme të presidentit rus Vladimir Putin.

Ivanov me të mbërritur në Beograd është takuar me Koshtunicën të cilin e ka falenderuar për zgjedhjet në Serbi. Nga ana tjetër Sekretari i Jashtëm britanik Robin Kuk deklaroi se nëse kët fundjavë Koshtunica merr pushtetin, saksionet e Bashkimit Europian ndaj Jugosllanisë do të hiqen që të hënën./tvklan.al