Gjatë monitorimit të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore të Beratit kanë ndaluar për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli, i cili ishte në efektin e alkoolit (rezultati i testit, 0.414 mg/L) dhe pa rrip sigurimi. Ai ka tentuar t’iu japë efektivëve, 2000 Lekë, me qëllim shmangien e masave administrative.
Për këtë paligjshmëri, për 36-vjeçarin ka filluar procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa për shkeljet rrugore të kryera, është ndëshkuar me 15 000 lekë gjobë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, për 3 muaj, bazuar te nenet 170/1, 170/8, 184/2/b dhe 184/2/dh të Kodit Rrugor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./tvklan.al