Një 46-vjeçare në Berat ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas asaj që njofton policia dyshohet se 46-vjeçarja e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak- Rreth orës 08:00, shtetasja Xh. A., 46 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Osmëzezë, dyshohet se ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ajo ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti.
/tvklan.al