Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat bujqësore.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit. Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë shoferi është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po heton dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të plota të këtij aksidenti.

Gazetarja Anila Sefa raporton se vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë në këtë aks rrugor pasi ka pasur aksidente të shumta, edhe me pasojë vdekjen. Pavarësisht se njihet i tillë, deri tani asnjë masë nuk është marë për të zgjidhur këtë problematikë./tvklan.al