Marc Andre Ter Stegen ka nisur tashmë fazën e rikuperimit. Portieri gjerman iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas këputjes së tendinave në gjurin e djathtë. Sipas klubit të Barcelonës, operacioni shkoi me sukses dhe Ter Stegen do të mungojë për të paktën shtatë ose tetë muaj, që përkthehet në mbyllje të sezonit.
Dëmtim tepër i rëndë që shton dhimbjet e katalanasve dhe trajnerit, Hansi Flick. Ter Stegen ka vuajtur shumë nga dëmtimet e ngjashme, pasi kjo është hera e tretë që i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Kalvar i nisur në vitin 2020 dhe pasuar më pas me një tjetër operacion një vit më pas. Pas kësaj të fundit, të kryer në Suedi, dukej se shqetësimit të tij në tendinat e gjurit i ishte dhënë fund, gjë që e kishte lënë jashtë fushës për më shumë se katër muaj në dy sezone.
Momentalisht, Barcelona po tenton të hyjë në merkato për të gjetur edhe pasuesin e Ten Stegen për sezonin aktual. Inaki Pena do jetë ai që do jetë titullarë në ndeshjen e ardhshme të spanjollëve, pasi pjesa tjetër e portierëve i përket moshës nën 20-vjeç. Të paktën deri në janar, Barcelona do të mund të firmos me portierë që nuk kanë kontratë aktive.
Klan News