Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ka ndodhur në ishujt indonezianë Talaud pranë Filipineve këtë të enjte. Sipas Qendrës Mesdhetare Europiane të Sizmologjisë.
Dridhjet e tokës kanë ndodhur në një thellësi prej 122 kilometrash dhe kjo është arsyeja pse banorët kanë ndjerë lëkundje të gjata që kanë ardhur duke u shtuar.
Fillimisht tërmeti u raportua i magnitudës 7.2, por më vonë Qendra Sizmologjike e uli në 6.8. Deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
Ky tërmet vjen disa ditë pas lëkundjeve me magnitudë 6.2 që goditën Sulawesi-n në Indonezi. Atje ende ka mbetje të shkaktuar nga dridhjet e tokës. Po ashtu kërkuesit vijojnë që të kërkojnë për trupat e viktimave që kanë mbetur nën rrënoja./tvklan.al