Dy tërmete me një distancë prej disa minutash ndodhën pasditen e së dielës në Halkidiki.

Sipas mediave vendase të dy tërmetet e kishin epiqendrën në det në afërsi të gadishullit, Halkidiki ku tërmeti i parë ishte me intensitet  5.2 Rihter dhe me një thellësi fokale 15.9 kilometra, ndërsa i dyti me një intensitet 4.2 Rihter dhe thellësi fokale 8.3 kilometra.

Pamje nga momenti i tërmetit

Tërmetet janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa nuk ka informacione për dëme materiale.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ka qenë i fuqishëm, teksa lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët./tvklan.al