Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka goditur vendin tonë. Epiqendra u regjistrua në Shkodër me një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë kryeqytetin. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.



/tvklan.al