Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Greqi në orën 10:29 sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9. i shkallës Rihter.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në Detin Egje pranë disa ishujve.
Gjatë orës së fundit, në këtë zonë detare të Greqisë kanë rënë 7 tërmete, disa prej të cilëve mbi 4 ballë.
Aktiviteti sizmik në Egje ka vazhduar gjatë gjithë natës, e sidomos në Santorini, aty ku banorët natën e kaluan jashtë e disa të tjerë kanë braktisur ishullin, kurse një pjesë tjetër tentojnë të largohen.
Vetë sizmiologët u bënë thirrje banorëve për kujdes për shkak të aktivitetit të shtuar sizmik në zonë gjatë 48 orëve të fundit. Vetë ishulli i Santorinit njihet për aktivitetin vullkanik dhe sizmik.
/tvklan.al