Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e shpëtimit
Ekipet e emergjencave në Turqi janë në sfidë me kohën për të shpëtuar sa më shumë persona të mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, nga tërmeti i të premtes. Numri i viktimave ka arritur në 51, ndërsa 58 persona janë në gjendje të rëndë në spitale.
Ekipet turke të emergjencës janë në sfidë me kohën për të nxjerrë të gjallë sa më shumë persona të mbetur nën rrënojat e pallateve të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm i magniudës 6.6 Rihter që tronditi të premten Izmirin.
Megjithatë, krahas dhjetëra të mbijetuarve të nxjerrë nga rrënojat gjatë orëve të fundit, bilanci i viktimave vijon të thellohet. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve, numri i të vdekurve ka arritur në 58. Në total, numri i të plagosurve që kanë marrë ndihmë në spitale ka arritur në gati 900, 58 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
“Janë 7 ndërtesa që duhen prishur me urgjencë. 13 janë dëmtuar rëndë, por ka dhe shumë të tjera që kanë marrë dëmtime më të lehta. Janë 837 ndërtesa në total që janë prekur nga lëkundjet”.
Autoritetet kanë ngritur me qindra çadra për të strehuar të pastrehët e tërmetit. Në total janë planifikuar në ngrihen mbi 3 880 të tilla në lagje të ndryshme të Izmirit. Dëme janë shkaktuar edhe në zonat bregdetare ku më dhjetëra varka e anije janë përpirë nga vala e tsunamit që përmbyti atë ditë edhe qytezat bregdetare të Izmirit.
Tv Klan