Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë këtë mëngjes. Sipas Qendrës Evropiane për Tërmetet epiqendra ka qenë në qytetin Batman dhe lëkundjet kanë qenë me magnitutë 5 të shkallës Rihter.
Deri tani mësohet se nga lëkundjet nuk ka dëme materiale apo dëmtime të qytetarëve. Ndërkohë bëhet me dije se tërmeti ka qenë në një thellësi 51 kilometra.
Këto lëkundje të tokës kanë rikthyer ehde njëherë frikën tek qytetarët, të cilët nuk kanë harruar ende makthin që përjetuan disa javë më parë në Izmir.
Edhe një ditë më parë në Turqi u shënuar një seri tërmetesh me magnitutë mesatare duke mos shkaktuar dëme./tvklan.al