Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër” janë gjetur dhe asgjësuar 6 032 bimë dhe fidanë kanabis në qarkun e Shkodrës. Konkretisht:
Në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, u gjetën 4520 bimë kanabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e Njësisë Administrative Iballë, specialistin e pyjeve dhe kryetarin e fshatit Iballë.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës, në tokën e qytetares me iniciale V. L., u gjetën 280 bimë kanabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për 47-vjeçaren me iniciale V.L. dhe 32-vjeçarin me iniciale J.M.
Gjithashtu në njësin administrative Pult, në fshatin Pog, u gjetën 1232 fidanë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike./tvklan.al