Besohet se tema është çështja e presidentit
Kosova është ende në pritje që Gjykata Speciale të japë ndonjë lajm rreth konfirmimit ose hedhjes poshtë të aktakuzave të pretenduara nga Prokuria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.
Megjithatë zhvillime politike janë duke ndodhur kohëve të fundit. Presidenti Hashim Thaci për të dytën herë radhazi në pak ditë ka takuar kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. Me gjithë këto zhvillime politike, sipas Haradinajt në takim është folur për pandeminë, por jo për presidentin.
Paraprakisht presidenti Thaçi ka takuar kreun e LDK-së Isa Mustafa. Nga objekti i ndërtesës së Kuvendit është parë të dalë edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ndonëse të gjithë po shprehen të rezervuar për media, në rast të konfirmimit të aktakuzës, Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i presidentit. LDK thotë se në rast se konfirmohet aktakuza tek atëherë do të diskutohet për postin e dhe nëse nuk arrihet marrëveshje do të shkohet në zgjedhje. Ramush Haradinaj është vetmi që deri më tash ka shfaqur ambiciet për post të presidentit.
Tv Klan