Enca gjithmonë është në qendër të vëmendjes për shkak të fotove që ajo publikon në Instagram. Prej kohësh nuk ka publikuar këngë të reja, por këngëtarja gjithmonë di si të marrë vëmendjen e fansave të saj.

Sot këngëtarja ka publikuar disa Instastory, ku në të parën tregon dorën me unazën e fejesës dhe e shoqëron me mbishkrimin “Thash po”.

Por në një foto tjetër ajo sqaron se nuk i ka thënë po askujt për fejesë apo martesë, por këtë gjë ia ka shprehur vetes së saj.

Thashë po për të dashur veten time çdo ditë e më shumë! Derisa një ditë një burrë të më dojë mua akoma më shumë”, ka shkruar Enca./tvklan.al