Jetojmë në një epokë dixhitale, ku gjëja primare për shumicën e njerëzve, janë bërë rrjetet sociale.
Për shumë vajza dhe djem fotot janë bërë shumë të rëndësishme në ditët e sotme. Rrjeti social “Instagram”, është një nga rrjetet më popullore në mbarë botën dhe të gjithë janë të prirur të hedhin aty sa më shumë foto nga përditshmëria dhe pushimet e tyre.
Por një problem i madh është se jo çdokush pranon t’i bëjë shokut apo shoqes foto. Për këtë çështje, këngëtarja e njohur Enca, ka gjetur një zgjidhje.
Ajo ka filmuar një çift në një pishinë, ku djali shihet duke i bërë foto vajzës duke marrë poza të ndryshme.
Videon e ka hedhur në “Instastory” dhe shkruan: “Ja pse na duhet i dashuri”, ndërkohë dëgjohet duke thënë: Arsyeja kryesore pse duhet një i dashur në jetë, sepse përndryshe kush mund të më bëjë foto. Nëse s’më bën ai, asnjë s’më bën. “Kush do bëhet i dashuri im kur të kem photoshoot”, ka shkruar ajo mbi videon e dytë.