Thatësira i kushton botës më shumë se 300 miliardë dollarë çdo vit. Kështu thuhet në një raport të OKB-së.
E nxitur nga “shkatërrimi i mjedisit nga njeriu”, thatësira parashikohet të prekë 75 për qind të popullsisë së botës deri në vitin 2050. Sipas ekspertëve kriza ka tejkaluar tashmë 307 miliardë dollarë kosto në vit në mbarë globin.
Paralajmërimi përkon me një takim 12-ditor në Riad për sesionin e 16-të të Konferencës së Palëve (COP16) sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Shkretëtirëzimit (UNCCD), që kërkon një reagim për ndryshimet e vazhdueshme klimatike. OKB-ja ka bërë thirrje për investim në “zgjidhje me bazë në natyrë”, si “ripyllëzimi, menaxhimi i kullotave, si dhe restaurimi i pellgjeve ujëmbledhëse”.
Duke marrë parasysh nivelet e larta të thatësisë në Ekuador, Brazil, Namibi dhe Malaui, si dhe në vendet në kufi me Mesdheun, viti 2024 pritet të regjistrojë rekord si viti më i nxehtë prej kur kanë nisur të bëhen matje.
“Kostoja ekonomike e thatësirës shtrihet përtej humbjeve të menjëhershme bujqësore. Ai prek të gjithë zinxhirët e furnizimit, zvogëlon GDP-në, ndikon në jetesën dhe çon papunësi, migrim dhe sfida afatgjata të sigurisë njerëzore,” tha Kaveh Madani, një bashkautore e raportit të OKB-së.
Ne raport u behet thirrje liderëve botërorë të njohin kostot e mëdha dhe të parandalimit të thatësirës dhe të përdorin zgjidhje proaktive dhe të bazuara në natyrë për t’u përpjekur për një rikthim në normalitet.
Klan News