Shqipëria është shndërruar në destinacionin më të populluar këtë vit, me pushuesit që dynden në vendin ballkanik duke zbuluar vende të paeksploruara më parë.

Kështu shkruan media “The National”, e cila i kushton një artikull të veçantë zonave rurale të Shqipërisë. Shkodra një orë e gjysmë në veri të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ia vlen të eksplorohet me shtigjet e tij të veshura me vila që çojnë në Kalanë 400-vjeçare të Rozafës, ku dy lumenj formojnë shirita përgjatë peizazhit përreth. Është gjithashtu e përkryer për të eksploruar me biçikletë nëpër rrugët e saj me kalldrëm.

Sipas medias “The National”, Shkodra përdoret shpesh si një vendpushim për udhëtarët midis Malit të Zi dhe Alpeve shqiptare të mbuluara me borë. Jo vetëm kaq, por ky vend ofron të vizitohen edhe fshatrat përreth me një shumëllojshmëri fermash mes ajrit të pastër, bimësisë dhe qetësisë e larg zhurmës së metropoleve.

Mes të tjerash ja vlen të vizitohet Liqeni i Komanit, me një varkë një udhëtim që zgjat 70 minuta, mes një liqeni blu smerald i rrethuar nga shkëmbinjtë e thyer. Jo vetëm kaq, por ky vend ofron edhe restorante që dallohen për ushqimin tradicional dhe mikpritjen. Agroturizmi po ndihmon për të vendosur Shqipërinë rurale në hartën e turizmit duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja ekonomike.

Sipas “The National”, Rubiku një qytet i vogël në jug të Shkodrës, ofron edhe aktivitete për ata që janë të apasionuar pas natyrës për të shijuar ushqimin e mrekullueshëm dhe për të vizituar kishën kryesore të këtij qyteti.

Për t’u zhvendosur në Shqipërinë Qendrore, “The National”, sugjeron edhe Beratin dhe fshatrat përreth tij. Berati, një qytet 2400-vjeçar pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtu, Lumi Osum kalon pranë qytetit dhe lagjja e vjetër e qytetit strehon rezidenca të epokës osmane me çati të kuqe qeramike, mure të bardhë dhe dritare prej druri. Ato ishin të vendosura aq ngushtë së bashku, sa që dukej sikur dritaret e gjera ishin grumbulluar mbi njëra-tjetrën, duke i dhënë qytetit pseudonimin e tij, “qyteti i një mbi një dritareve”.

Në majë të një kodre të pjerrët aty pranë ndodhej Kalaja e Beratit, një kështjellë e shekullit të XIII me mure të lashta të ruajtura, kisha, banesa lokale të kthyera në shtëpi dhe restorante.

“The National” i ofron turistëve të vizitojnë fshatin Roshnik rreth 15 kilometra larg Beratit ku janë ndërtuar bujtina ku pushuesit mund të shijojnë ushqimet tradicionale. Artikulli mbyllet me, “Për fat, Shqipëria është e bukur. Brenda pak kilometrash gjen detin, malet, liqenet dhe shumë më tepër.”

Klan News