Në një fabrikë për prodhimin e këpucëve ka rënë zjarr. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Picar të Vorës.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al