Gjatë emisionit “Opinion” ka pasur një debat të ashpër mes analistit Artur Zheji dhe ish-deputetit të PD, Arben Ristani.
Teksa flisnin për përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.
Ristani ka akuzuar se Zheji ka marrë “zarfe” nën dorë, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e analistit. Ky i fundit i është drejtuar Ristanit duke i thënë: “Modero alkoolin”.
Arben Ristani: Ti s’mund të bësh provokime të tilla ku aq më tepër në do të vërtetën, edhe ti ke benefite për pozicionin që mban.
Artur Zheji: Po patjetër, cilat janë benefitet?
Arben Ristani: Ke ca benefite.
Artur Zheji: Po patjetër, jam shoku jot. Jam komshi me ty.
Arben Ristani: Kur takohesh dhe merr ca zarfa diku. Apo jo? Po u fute rri drejt…
Artur Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tapë shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.
Arben Ristani: Mos fol budallallëqe.
Artur Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.
Arben Ristani: Mos merr zarfe poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.
Artur Zheji: Modero alkoolin sepse të dëmton neuronet. Modero alkoolin. Nuk të fola asgjë nën brez.
Arben Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa.
Artur Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti. Dhe ti e di mirë sa zarfa merr ti nuk e di. Dakord? Modero alkoolin.
Arben Ristani: Ti e nise.
Artur Zheji: Të fola për Fushën. Nuk punon në marrje, e hape ti pra Fushenë.
Arben Ristani: Fushenë e hapa unë.
Artur Zheji: Nuk punon në marrje. Tërhiqe atë që the.
Arben Ristani: The ule nivelin e muhabetit!
Artur Zheji: Thithe bobinën se si ka qenë/tvklan.al