Xherdan Shaqiri mbylli kontratën me amerikanët e Chicago Fire dhe ka dalë një lojtar i lirë në merkato.
Sulmuesi me origjinë shqiptare është në kërkim të një skuadre të re, ndërsa me shumë mundësi do të rikthehet në Europë për të vazhduar karrierën.
Së fundmi, emri i 32-vjeçarit është lidhur me një klub nga La Liga. Mediat në Spanjë, raportojnë se Shaqiri është në “radarin” e Mallorca-s.
Tifozët ëndërrojnë një dyshe shqiptarësh në sulm, pasi pjesë e spanjollëve është edhe Vedat Muriqi. Megjithatë gjithçka është në kuadrin e dëshirës, pasi mungojnë bisedimet zyrtare.
Shaqiri pëlqehet së tepërmi nga tifozët e Mallorca-s, të cilët në rrjetet e tyre sociale, kanë shprehur dëshirën e madhe për ta pasur në skuadër.
/tvklan.al