Platforma më e madhe sociale Tik Tok planifikon të mbyllet në Shteteve të Bashkuara të dielën. lajmeve Reuters shkruan se mes 170 milionë përdoruesve amerikanë ka pakënaqësi të mëdha. Ata po ngrenë zërin për anulimin e vendimit.
Washington Post raporton gjithashtu se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, mandati i të cilit fillon një ditë pas fillimit të ndalimit, nuk përjashton mundësinë që të pezullojë ndalimin përmes një urdhëri ekzekutiv për një afat për 60 deri në 90 ditë.
Përdoruesit që kanë shkarkuar TikTok teorikisht do të jenë ende në gjendje të përdorin aplikacionin, përvarësisht se ligji i ndalon kompanitë amerikane që nga e diela të ofrojnë shërbime për të mundësuar shpërndarjen, mirëmbajtjen ose përditësimin e tij.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ishte i pari që hodhi hapat për mbylljen e Tiktokut në mandatin e parë, ka argumentuar se lidhjet e dyshuara kineze me platformën përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare, dhe disa shtete kanë ngritur shqetësime mbi këtë aplikacion popullor social.
Por pasi e shfrytëzoi në fushatën për zgjedhjet e 5 Nëntorit, ndryshoi qëndrim duke thënë se platforma mund të qëndrojë duke përmirësuar kushtet e sigurise. Kompania ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo ndikim nga Partia Komuniste Kineze dhe ka thënë se ligji për ta ndaluar atë në SHBA shkel të drejtat e lirisë së shprehjes.
Teksa ende pritet vendimi i Gjykatës së Lartë që ka pak gjasa të anullojë mbylljen, dhjetëra mijëra përdorues të Tiktokut kanë hapur profile tek një tjetër rrjet social kinez i quajtur Red Note shumë i ngjashëm funksionalisht me Tiktokun.
Klan News