Meta po teston një opsion të shumëpritur në Instagram Reels që përdoruesit të mund të ndalojnë një video duke e klikuar.
CNBC raporton se për momentin kjo është e mundur vetëm për një grup të vogël përdoruesish.
Ndryshe nga TikTok, përdoruesit e Instagram mund ta ndalojnë një video duke e mbajtur shtypur ekranin, çka nuk i lejon ata që t’i lëvizin gishtat prej tij.
Përpara kësaj risie, një klikim i vetëm në një Reel fik audion e videos, por nuk ndalon pamjen.
Ky opsion është kërkuar nga vetë përdoruesit që shpesh s’kanë ngurruar të shprehen në platforma të tjera sociale duke kërkuar zgjidhje nga Meta.
Opsioni i ri është një tjetër nga mënyra që platforma e Meta po përpiqet të përfitojë nga mbyllja e mundshme e TikTok dhe të rekrutojë ‘refugjatët’ në aplikacionin e vet./tvklan.al