Shumë udhëtarë dëshirojnë të vizitojnë Evropën, por shumë nga destinacionet e njohura në Greqi, Spanjë dhe Itali janë prekur nga turizmi masiv dhe çmimet kanë vazhduar të rriten.

Megjithatë, revista britanike Time Out shkruan se buxheti i kufizuar nuk duhet ti dekurajojë udhëtarët të planifikojnë pushimet e tyre pasi ekzistojnë ende shumë vende që ofrojnë kosto të përballueshme nga qëndrimi e deri tek ushqimi.

Në listën e këtyre destinacioneve, kjo revistë ka renditur 14 qytetet më të lira dhe më të mira për t’u vizituar në Evropë këtë vit. Mes tyre është listuar edhe Tirana që ka shumë atraksione historike.

Thekson se shumë ndërtesa tradicionale u janë nënshtruar ndryshimeve shumta.

Gjithashtu, Tirana ofron restorante të shkëlqyera të cilat shërbejnë pjata dhe kokteje të shkëlqyera me çmime të përshtatshme.

Në shkrim ka dhe një vlerësim për vijën e bukur bregdetare që është shndërruar në destinacionin më të kërkuar gjatë dy viteve të fundit si një alternativë ndaj Greqisë, Spanjës dhe Italisë.

Klan News