Revista me famë “Time Out” ka përzgjedhur plazhet më të bukura të rivierës shqiptare në disa prej të cilave turistët do të gjejnë qetësinë edhe relaksin edhe në pikun e sezonit turistik.
Nuk është më një sekret pasi tani është një destinacion shumë i njohur dhe pritet të tërheqë edhe më shumë turistët ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për Ksamilin i cili rrethohet nga ishuj në miniaturë që tërheqin vëmendjen e të huajve dhe jo vetëm.
Vijon me qytetin bregdetar të Himarës që e cilëson si një bazë të mirë për të eksploruar një pjesë intriguese të vijës bregdetare. Veçon plazhin e Livadhit, por edhe atë të Akuariumit.
Dhërmiu është një rrip i gjatë bregdetar me rërë dhe guralecë, i cili përfundon në tokat shkëmbore me limane të vegjël. Në Dhërmi do të dalloni shtëpi të lyera me gëlqere, rrugë të ngushta dhe lule dekorative të “Bougainvillea” mbi mure. Plazhi i Gjipesë është një tjetër plazh me një natyrë të paprekur që ja vlen të eksplorohet.
Plazhi i Borshit, Gjiri i Dafinës, por edhe ishulli i Sazanit vlerësohen për ujrat e pastra kristal dhe për vaktin që spordashësit mund të merren edhe me sporte të ndryshme ujore në këto pika shumë të njohura dhe tashmë të rekomanduara edhe nga mediat më prestigjoze në botë.
Klan News