“Shërbim më i afërt për nevojat e qytetarëve”
Tirana Bank ka inaguruar degën e saj më të re në zonën e Unazës së Re duke e çuar në 12 numrin e filialeve në Tiranë dhe 33 në mbarë vendin. Hapja e degës më të re u shoqërua me një ceremoni inaugurimi, ku të ftuar ishin klientë të nderuar nga sektorë të ndryshëm dhe përfaqësues të bankës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa shprehu mirënjohje për të gjithë të pranishmit.
“Në ditët e sotme Tirana Bank është pozicionuar strategjikisht si një nga bankat më dinamike dhe të rëndësishme në vend, me një rritje të qëndrueshme në vitet e fundit dhe më të larte se mesatarja e sektorit bankar. Objektivat flasin qartë për zgjerim të aktivitet në tregun lokal dhe në rajon”, tha ai.
Drejtoresha e Divizionit Retail, Lila Canaj shfrytëzoi rastin për të riafirmuar vizionin strategjik të Tirana Bank, duke njoftuar planet për hapje të tjera degësh gjatë gjithë vitit.
“Unë jam shumë e gëzuar që ne sot përurojmë degën e Tirana Bank në zonën e Astirit, një nga zonat shumë të rëndësishme në qytetin e Tiranës. Ky është një testament i vizionit tonë strategjik për të qenë sa më afër klientëve tanë, por paralelisht ne duam të vijmë te klientët jo vetëm me degë por edhe në të gjitha investimet që po kryejmë në platformat tona dixhitale që t’u shërbejmë klientëve tanë në të gjitha format dhe mënyrat e komunikimit me ta”.
Hapja e kësaj Dege përfaqëson më shumë se një zgjerim fizik, pasi ajo simbolizon përkushtimin për të rritur kënaqësinë e klientit dhe angazhimin për nxitur rritjen dhe prosperitetin ekonomik në Shqipëri.
Tv Klan