Ditën e djeshme forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës 21-vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje, gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 4 djem nga Vlora. Ata akuzohen për armët e zjarrit, kokainën dhe një jelek antiplumb që u gjetën në një prej banesave të marra me qira.

Ata bashkë me 3 vajza mes tyre edhe 21-vjeçarja kanë festuar mbrëmjen e të mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes në dy banesat e marra me qira ditore.

Vajza është shprehur se ka shkuar me dëshirën e saj në banesë, por sipas saj kur ka parë që kanë armë është frikësuar. Ndryshe nga sa ka pretenduar gjatë telefonatës në polici ajo ka deklaruar se nuk e kanë dhunuar. Ndërkohë edhe nga akt ekspertiza e kryer rezulton se nuk ka shenja dhune./tvklan.al