Zbardhet ngjarja që alarmoi policinë dhe banorët e zonës së Astirit të enjten në kryeqytet. Në kërkim janë shpallur 5 persona, mes tyre dhe i dashuri i vajzës telefonoi policinë për ndihmë.
Ai është Joni Sadikaj 26 vjeç nga Tepelena, i cili së bashku me 4 shokët e tij nga Tirana dhe Vlora kanë kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e 3 vajzave në 2 apartamentet që kishte marrë me qira ditore. Gjatë kontrollit, Policia gjeti një 2 armë zjarri, municione luftarake, një jelek antiplumb dhe doza kokaine.
Policia ka saktësuar të premten se Sadikaj dhe 21-vjeçarja Qordja kishin lënë që të thërrisnin dhe shoqërinë në apartamentin në Astir. Aty më pas kanë konsumuar alkool, kanabis dhe kokainë, siç duket edhe nga kjo foto e siguruar nga Klan News. Gjatë festës në ambientet e banesës 21-vjeçarja ka parë pistoletat dhe e panikosur ka nisur të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë.
Më pas të rinjtë kanë ikur dhe e kanë mbyllur vajzën me çelës. Ajo më pas ka telefonuar prindërit dhe policinë ku ka pretenduar se po e mbajnë peng dhe e kanë dhunuar. Në dëshminë e saj të premten në polici e reja është shprehur se ka shkuar me dëshirën e saj në banesë por kur ka parë armët është frikësuar.
Ndryshe sa ka pretenduar gjatë telefonatës në polici, ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar, kjo rezultoi edhe nga akt ekspertiza e kryer.
Joni Sadikaj, ky që shihni në foto, u arrestua në vitin 2017 në Kavajë për tentativën e trafikimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Gjithashtu 26-vjeçari u arrestua dhe në korrik të 2022 pasi iu gjet një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak.
Rasti i pazakontë ndodhi rreth orës 13:30 të së enjtes. Menjëherë shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA shkuan në zonë, ku nisën negociatat për të hapur derën. Pretendime për dhunë dhe rrëmbim patën edhe prindërit e vajzës të cilët bashkëpunuan me policinë.
Forcat RENEA zbritën nga tarraca e pallatit dhe hynë në ballkonin e banesës në katin e tetë, pasi patën dyshime se vajza mund të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Pas marrjes në pyetje të vajzës, u zbuluan armët, dozat e kokainës dhe jeleku antiplumb në apartamentin tjetër.
Klan News