Punonjësit e Tirana Bank i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut . Duke u bazuar në moton “Dhuro Gjak, shpëto jetë” drejtori i përgjithshëm i Tirana Bank Dimitris Santiksis , i cili ishte dhe një nga dhuruesit u shpreh se kjo nismë është për të mirën e shoqërisë. 

Dimitris Santiksis: “Banka nuk është vetëm për të bërë para, por banka ka përgjegjësinë që të punojë për  shoqërinë, sepse është një pjesë e saj dhe ka nvojë që të japë për shoqërinë madje edhe shembuj të mirë. Për këtë ne kemi dhuruar gjak dhe besojmë se kjo do të ndihmojë edhe punonjësit tanë, për arsye se ky gjak do të shkojë në shërbim të publikut.”

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq shprehen se nevojat për gjak janë të vazhdueshme.

“Nevojat për gjak në Shqipëri janë shumë të mëdha. Dihet që Shqipëria ka një numër të madh talasemikësh, duhet aksidente dhe sëmundje të tjera. Kryqi i Kuq Shqiptar është gjatë gjithë vitit në fushatë për sensibilizimin vullnetar të gjakut, thirrjes tonë i është përgjigjur Tirana Bank. Iu bëjmë një apel të gjithë institucioneve tjera të bashkohen me nismën e fundit të Kryqit të Kuq Shqiptar duke dhuruar gjak dhe shpëtuar jetë.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro