Tirana dhe Dinamo kanë objektiva të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjtë për derbin që do të luhet të shtunën në Elbasan, fitorja. Trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja thonë se barazimi nuk i vlen asnjërit.
“Ne jemi të detyruar të bëjmë më shumë për ta fituar ndeshjen për vetë pozitat që kemi. Kemi folur gjatë të gjithë javës me futbollistët që nuk ka justifikim të paktën në anën psikologjike”, tha Shkëmbi.
“Në përgjithësi derbet fitohen nga episodet. Asnjë nga skuadrat nuk dëshiron të shkojë te barazimi, pasi nuk i bën punë”, u shpreh Daja.
Tirana po përpiqet të largohet nga zona e rënies, ndërsa Dinamo të forcojë pozitën për final four. Në sfidat e mëparshme të këtij sezoni, Dinamo ka fituar 1 ndeshje, ndërsa tjetra është mbyllur në barazim pa gola.
Tv Klan